Landi Muharremi, i cili ka ndryshuar indetitetin në Aleksandër Laho dhe që në zonën e Shijakut njihet me pseodonimin “Rrumi”, ishte një nga tre të plagosurit e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës.
Por Landi Muharremi nuk ishte një emër i padëgjuar edhe për policinë edhe nga poltika. Një vit më parë në një takim me banorët në Manzë, ka qenë kreu i PD-së, Luzlim Basha, i cili ka denoncuar “Rrumin”, ndërsa tha se ai “bënte kërdinë për zgjedhjet”.
Basha tha se ai ka ushtruar presion dhe frikë në zonën e Sukthit për të mbledhur vota për ish-kreun Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vita e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin.”, ka thënë Basha një vit më parë.