Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Toçin, i akuzuar për vrasjen e Dritan Haxhollit, ngjarje e ndodhur muajin e kaluar në qytetin e Kavajës.
Pavarësisht apelimit të vendimit të dhënë nga gjykata e Kavajës, Apeli ka vendosur të njëjtën masë duke mos e ndryshuar atë.
Pavarësisht se, Toci deklaroi se gjithçka e ka bërë për vetë mbrojtje, teksa Haxholli shkoi aty me kallashnikov dhe qëlloi mbi të, nuk ka bindur trupin gjykues për t’i lehtësuar masën.
Kjo për faktin se Toçi i është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit me disa plumba duke e lënë të vdekur në vend.
E gjithë ngjarja u zhvillua në banesën e Marsida Qatjas, e cila u përfol se kishtë një lidhje me viktimën, Dritan Haxholli.
(K.H/Faxweb.al)