Vendosja e gurëve në rrugë është e vetmja zgjidhje që mund të japë Bashkia Delvinë për banorët e Vanës, të cilët kanë mbetur të izoluar pas shembjes së urës.
Një mënyrë kjo mjaft e rrezikshme për kalimin e banorëve, të cilët e kanë të vetmin rrugë kalim për të shkuar në Delvinë dhe Sarandë.
Edhe pse banorët kanë dhënë alarmin prej kohësh, zëri i tyre ra në vesh të shurdhër.
Aktualisht ura ka pësuar dëmtime në të gjitha këmbet e saj dhe kërkohet ndërtim i urës nga themelet. Ura e Venës lidh fshatin Vanë me Delvinën dhe Sarandën.