Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve është miratuar raporti për kandidaturat në Gjykatën Kushtetuese. I vetmi që ka votuar kundër ishte Adriatik Alimadhi.
3 emrat e parë që do ti propozohen Kuvendit për në Gjykatën Kushtetuese janë: Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.
Deputetja e PS, Klotilda Bushka e pranishme tha se janë bërë verifikimet për kriteret e tre kandidatëve.
Ndërkohë raportet e miratuara do të kalojnë në Kuvend në seancën plenare.