16:58 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E shkrijmë komisariatin krejt”, deputeti i PS-së mohoi lidhjet me Redjan Rrajën, por pak muaj më ai kërcënonte oficer Nuhun në emër të tij

14:39 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E shkrijmë komisariatin krejt”, deputeti i PS-së mohoi lidhjet me Redjan Rrajën, por pak muaj më ai kërcënonte oficer Nuhun në emër të tij

Redjan Rraja u arrestua nga ana e policisë si një nga të dyshuarit për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Landi Muharremit dhe Andi Malokut. Pas arrestimit të tij, ka reaguar edhe deputeti Rrahman Rraja I cili u shpreh se kishte 4 muaj që nuk e takonte kushëririn e tij dhe se nuk ështe në dijeni te aktiviteteve te tij.

Por emrin i Redjan Rrajës del edhe në kallëzimin që ka bërë te kolegët e tij, ish-oficeri i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës (tashmë në azil politik) Emiliano Nuhu për çështjen e bujshme të Xhisiela Malokut. Në këtë denoncim ai tregon se ka komunikuar me Redian Rrajën nëpërmjet mesazheve dhe më pas edhe fizikisht në një lokal diku te Unaza e Re afër ‘Astrit’, ku është kërcënuar me jetë.

Nga biseda e zbardhur kuptohet lehtë fuqia që përfaqëson Redian Rrahja, i cili jo vetëm kërcënon hapur komisarin Nuhu, por mburret se ai dhe ata që përfaqëson po të duan e shkrijnë fare e dhe komisariatin e policisë në Fushë-Krujë. Më poshtë mund të lexoni pjesë të dëshmisë së komisar Nuhut, ku del qartë fuqia e organizatës ku bën pjesë Redjan Rraja.

Komunikimi në Whats App:

Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Whatsapp i vjen një mesazh:

-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër

Takimi në lokal me Rrajat

Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

‘Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: ‘Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti.

Etiketa: arjan ndojarrahman rraja
Pas

Nxirret nga kampi i Al-Holit Alvin Berisha, shumë shpejt bashkohet me të atin

Para

Pamjet e frikshme/ Si shpërtheu depozita e gazit në Fier, flakët ‘pushtojnë’ qiellin

Para
Pamjet e frikshme/ Si shpërtheu depozita e gazit në Fier, flakët ‘pushtojnë’ qiellin

Pamjet e frikshme/ Si shpërtheu depozita e gazit në Fier, flakët 'pushtojnë' qiellin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Shembet ura në Indi, dy të vdekur, dhe 32 persona të zhdukur

Kryeministri izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim shumë të rëndë për sulmet

Teherani: Mbi 200 të vdekur dhe 650 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, Vance Boelter ende në kërkim, u hoq si polic

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.