Një 51 vjeç është vënë në prangat e policisë pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Shtetasi A.G., 51 vjeç, banues në Fier, rrihte mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij shtetasen A.G., 44 vjeçe.
Njoftimi zyrtar:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.G., 51 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.G., 44 vjeçe.