03:20 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kokainë, para dhe celularë, bien në pranga 3 persona në kryeqytet

12:59 | 06/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lëviznin me “Range Rover”, çfarë iu gjet në makinë tre të rinjve nga Vlora (Detaje)

Policia ka ndërmarrë dy operacione të ndryshme në kryeqytet, ndërsa ka vënë në pranga tre persona që akuzohen për shpërndarjen të drogave të forta në doza të vogla.

Në operacionin e parë (Farka) u ndaluan F.L., 30 vjeç dhe I.Z., 24 vjeç në rrugën ‘’Agush Gjergjevica’’ duke iu konfiskuar 11 gramë kokainë, 37 300 lekë të reja të fituara nga shpërndarja e drogës dhe 3 telefona.

Ndërsa në operacionin e dytë “Alliasi” u arrestua 57-vjeçarin S.H., të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën iu konfiskuan 11 gramë kokainë, 8.4 gramë heroinë, 6 telefona, 2 thika, 1 peshore elektronike dhe 41 100 lekë të reja të siguruara nga shitja e sasive të lëndëve narkotike.

Njoftimi zyrtar:

Finalizohen dy operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Operacioni “Farka”, sekuestrohen kokainë, shuma parash të përfituara nga shitja e saj dhe 3 aparate celulare. Arrestohen në flagrancë 2 persona.

Operacioni “Alliasi”, sekuestrohet heroinë, një peshore elektronike, dy armë të ftohta, një sasi parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe disa aparate celulare. Në pranga poseduesi.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza, organizoi dhe finalizoi dy operacione.

Në kuadër të operacionit “Farka”, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë. Për këta shtetas ishte marrë informacion në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë, kryesisht gjatë mbrëmjes, në zonën pranë liqenit të Farkës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Agush Gjergjevica”, këta shtetas janë kapur në flagrancë me 11 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 37 300 lekë dhe një sasi valute, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 aparate celulare.

Po gjatë orëve të fundit, u zhvillua operacioni “Alliasi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, kryesisht heroine, në zonën e Alliasit, Tiranë.

Në rrugën “Njazi Meka” ky shtetas është kapur në flagrancë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë 8.4 gr. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 2 thika, qese farmaceutike, një peshore elektronike, 3 800 lekë dhe 3 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Janë sekuestruar në total gjatë kontrolleve të ushtruara: 11 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 8.4 gramë  lëndë e dyshuar heroinë, 6 aparate celulare, 2 thika, peshore elektronike, 41 100 lekë dhe një sasi valute, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Pas

“U bë ai të dalë kundra nesh”, Berisha plas ‘bombën’: Atentati ndaj Ndojës u përgatit në një takim mes Braçes, kryebashkiakut socialist dhe një të kërkuari për vrasje

Para

Këngëtarja e njohur i bën pis studion, Flori Mumajesi nis pastrimin (Video)

Para
Këngëtarja e njohur i bën pis studion, Flori Mumajesi nis pastrimin (Video)

Këngëtarja e njohur i bën pis studion, Flori Mumajesi nis pastrimin (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.