Nga tensionet që kanë ndodhur ditën e sotme mes banorëve të Astirit dhe punonjësve të IKMT-së, kanë mbetur të plagosur 2 punonjës të kësaj të fundit, dhe një drejtues policie teksa mjeku ka dhënë detaje lidhur me situatën shëndetësore të tyre.
Ndryshe nga sa njoftoi IKMT se një nga punonjësit e saj ishte në gjendje të rëndë në spital, mjeku Sotir Ceka shprehet se ka marrë disa dëmtime të lehta ndërsa veçon se të plagosurit nuk aparaqesin dëmtime serioze.
Sipas Cekës, njëri nga të lënduarit nga dy punonjësit e IKMT, Albert Bitraj ka fraktura në krah. Ndërsa tashmë pasi kanë marrë ndihmë mjekësore njëri është larguar ndërsa tjetri ndodhet ende në reaminacion në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Janë paraqitur 3 të lënduar, një është drejtues Policie në Komisariatin nr 6 dhe 2 punonjës të IKMT-së. Shefi I Policisë është goditur në kokë me diçka të fortë, ndërsa njëri nga punonjësit e IKMT-së ka frakturë në krah. Punonjësi i Policisë është larguar më herët, ndërsa njërin nga punonjësit e IKMT-së e kemi në spital, dhe tjetri është larguar gjithashtu. Ai që është në spital pritet ta lërë spitalin që ditën e some pasi janë bërë të gjitha ekzeminimet përkatës dhe nuk ka asgjë serioze”, tha mjeku.
(F.GJ/FAXWEB.AL)