Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur në një konferencë për mediat se ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.
Veseli tha se do të intervistohet me katër dhjetor në Hagë ndërsa ka theksuar se është krenar për atë çfarë ka bërë gjatë luftës në mbrojtje të vendit.
“Ashtu siç jam zotuar se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë unë do ta bëja publike, gjenerata ime si gjithë gjeneratat tjera ka përjetuar shtypjen e rëndë të vendit tonë, ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje dhe unë jam krenar që iu jam përgjigjur thirrjes së vendit”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se do të jap përgjegjësi të plotë për të gjitha angazhimet e tij në kohë të luftës.
” Edhe ky proces duhet të ketë epilog, duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese, më 4 dhjetor”, tha ai.
Veseli ishte një nga drejtuesit e rinj të lëvizjes së studentëve të Kosovës gjatë viteve 1988-1990, e cila u angazhua në luftën për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë të drejtën për pavarësi.
Gjatë Luftës së Kosovës ai u caktua komandant i Shërbimit të Informacionit Kundër (G-2) të UÇK-së, deri në fund të luftës kur u shndërrua në të ashtuquajturin Shërbimi Informativ i Kosovës ose SHIK, një organizatë e inteligjencës nëntokësore të pas luftës e lidhur me Demokrat Partia e Kosovës deri në vitin 2008 kur shpalli shpërbërjen e saj. Në fund të vitit 2012, Kadri Veseli zyrtarisht u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në 27 janar 2013 u bë zëvendëskryetar i partisë. Veseli u votua Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 8 dhjetor 2014. Ai është paraparë të bëhet kreu i partisë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili e liroi postin për shkak të detyrimeve kushtetuese, për të marrë postin e Presidentit të Republikes se Kosovës.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017
(F.GJ/FAXWEB.AL)