19:28 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, KED i përgjigjet Presidentit Meta

15:58 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, KED i përgjigjet Presidentit Meta

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i është përgjigjur Presidentit të Republikës, Ilir Meta lidhur me mospranimin nga ana e tij të dekretojë emrin e dytë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij janë shkelur rregullat dhe afatet ligjore.

KED sqaron se në mbledhjen e ditës së sotme, u vu në dijeni të qëndrimeve të Presidentit ndërsa lista e propuzuar për të cilën ishte vënë në dijeni edhe kreu i shtetit, vjen pas procedurave të verifikimit, vlerësimit dhe rënditjes së kandidatëve për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë se Meta nuk ka pranuar që të dekretojë emrin e dytë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, dhe sipas tij, nuk është respektuar radha kronologjike për plotësimin e vendeve vakante në GJ.Kushtetuese, dhe KED ka marrë një vendim jo kolegjial.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e sotme, datë 07.11.2019, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar “Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese”.

Në këtë mbledhje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u vu në dijeni të qëndrimeve të Presidentit të Republikës të shprehura me anë të shkresës nr. 3535/2 datë 05.11.2019 , me lëndë “ Mbi zgjedhjen/emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese sipas radhës që dikton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji nr. 8577/2000”, administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me nr. 713 prot, datë 06.11.2019.

Në kushtet kur i ka përfunduar procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për katër vende vakante, dy për secilin organ emërtese, përkatësisht për Presidentin e Republikës dhe Kuvendin, duke dërguar pranë tyre edhe Listat Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve, Këshilli vlerësoi ti përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidateve të listuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11133 datë 04.03.2019, për disponibilitetin e dërgimit të të cilave KED ka vënë në dijeni këtë organ emërtese me Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për plotësimin e këtij vendi vakant, përcjellë pranë institucionit të Presidentit me shkresën nr. 553 prot datë 08.10.2019.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gjykata kushtetueseilir metaked
Pas

Sulmi me thikë ndaj yjeve të Arsenalit, çfarë ndodhi me dy atentatorët (Fotot)

Para

“Për të vdekur kemi” zbulohet telefonatat e fundit të babait të Alvinit me nënën dhe djalin: Mami është veshur si “Ninxha”

Para
“Për të vdekur kemi” zbulohet telefonatat e fundit të babait të Alvinit me nënën dhe djalin: Mami është veshur si “Ninxha”

"Për të vdekur kemi" zbulohet telefonatat e fundit të babait të Alvinit me nënën dhe djalin: Mami është veshur si "Ninxha"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

Hyri me makinë në autostradë në drejtim të kundërt dhe shkaktoi 4 viktima, shoferi 82-vjeçar nuk kishte fjetur për dy ditë

Trump njofton armëpushimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Presidenti i SHBA: Në 6 muaj kam mbyllur disa luftëra

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.