Një person i armatosur ka plaçkitur të mërkurën një bankë në Adlisëil të Kantonit të Cyrihut. Ai është kapur shumë shpejt pas ikjes nga vendi i ngjarjes, shkruan polizeineës.ch.
Siç bën të ditur Policia Kantonale e Cyrihut, në aksionin për kapjen e personit në fjalë, nuk ka pasur të lënduar.
Të mërkurën, më 6 nëntor, pak para orës 15.30 një burrë i panjohur kishte hyrë në filialin e bankës dhe kishte kërcënuar të pranishmit duke u drejtuar revolverin dhe duke kërkuar t`i dorëzonin paratë.
Pasi personi në fjalë doli nga banka, aty arritën policët, transmeton albinfo.ch. Ata pastaj e ndoqën grabitësin që ishte duke ikur në këmbë dhe përfundimisht arritën ta arrestojnë.
Pjestarët e Policisë Kantonale të Cyrihut me këtë rast kanë pasur mbështetjen edhe të policive komunale të komunave Adlisëil-Langnau dhe Kilchberg.
Grabitësi i kapur i bankës është një shtetas kosovar i moshës 36 vjeçare, me banim në qarkun e Horgenit. Pas marrjes në pyetje nga policia, ai i është dorëzuar prokurorisë përgjegjëse.
(F.GJ/FAXWEB.AL)