16:00 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Në Ballkan ka një bombë me sahat”, Macron jep premtimin e madh: Në këtë rast, jam i gatshëm të hap negociatat

20:52 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zëri i Amerikës: Pse Franca kërkon shtyrjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Në një intervistë me revistën The Economist, të publikuar të enjten, Presidenti Macron tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për të reformuar procedurat e anëtarësimit para se të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëse duam një Evropë të fuqishme, ajo duhet të lëvizë më shpejt dhe të jetë më e integruar. Kjo nuk përputhet me hapjen e një procesi zgjerimi tani, tha Macron.

Të paktën, nëse themi se ‘do të përpiqemi, do të investojmë, do t’i nxisim bizneset të lëvizin me shpejtësi përpara, do të investojmë për zhvillimin, kulturën dhe edukimin’, kjo do të kishte kuptim. Por është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik, u shpreh zoti Macron.

“Pyetini ata (vendet e BE-së) nesër nëse duan të hapin derën për Shqipërinë. Gjysma e tyre do të thonë jo. Ata duan të hapen me Maqedoninë e Veriut, e cila është vend i vogël dhe ka ndryshuar emrin, gjë që është një arritje e vërtetë historike. Nuk frikëson askënd. E vërteta është që nëse nuk i hapemi Shqipërisë, do të shkaktojmë një traumë të tmerrshme në rajon. Kudo ka komunitete shqipfolëse. Nëse poshtëron Shqipërinë, atëherë rajoni destabilizohet në mënyrë të pakthyeshme.

Pra, bindja ime është se, së pari, ne duhet të reformojmë procedurat tona të anëtarësimit, të cilat nuk janë më të përshtatshme për qëllimin e tyre, nuk janë strategjike. Ato nuk janë politike, janë tepër burokratike dhe jo të kthyeshme, ndërkohë që duhet të jemi në gjendje në një moment të caktuar të marrim në konsideratë çështjen e kthyeshmërisë,” tha Presidenti Macron.

Ai tha se “nëse shqetësohemi për këtë rajon, pyetja e parë nuk është as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria, por Bosnje-Hercegovina,” të cilën ai e quajti një bombë me sahat, pasi po përballet me problemin e kthimit të xhihadistëve.

Presidenti Macron tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për të reformuar procedurat e anëtarësimit para se të hapë negociatat.

“Nëse e arrijmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë do të jem i gatshëm të hap negociatat, nëse ata bëjnë edhe disa përpjekje shtesë që kanë mbetur. Por unë nuk dua asnjë anëtar tjetër të ri pa u reformuar vetë Bashkimi Evropian. Për mua, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm.”/VOA

Etiketa: Emmanuel Macronnegocitat
Pas

VIDEO/ ‘O Andi…’! Momenti i dhimbshëm kur familjarët e shoferit të prokurorit marrin lajmin e kobshëm

Para

Lirohet pas 2 vitesh i dënuari me burgim të përjetshëm: Besoj tek drejtësia njësoj si tek Zoti (Emri)

Para
Lirohet pas 2 vitesh i dënuari me burgim të përjetshëm: Besoj tek drejtësia njësoj si tek Zoti (Emri)

Lirohet pas 2 vitesh i dënuari me burgim të përjetshëm: Besoj tek drejtësia njësoj si tek Zoti (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Meloni vizitë në Kazakistan, nënshkruhen marrëveshje në vlerën 4 miliardë euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.