Banorët e fshatrave Simon dhe Kaçinar i kanë dërguar një letër Avokatit të Popullit ku shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me ndërtimin e HEC-it në shtratin e lumit Shpërdhaz.
Banorët i kanë parashtruar institucionit të Avokatit të Popullit, përveç shkeljeve që i kanë dërguar me datë 14 prill 2019, ankuesi bën me dije se edhe administrator i ish-komunës Kaçinar është në konflikt interesi me firmën që do të ndërtojë HEC-et në këtë zonë, pasi është djali i vëllai të përfaqësuesit ligjor të firmës Shpërdhaza Energji shpk.
Ato kërkojnë nga Avokati i Popullit t’ju dërgojë edhe dokumentacionin ligjor qe ka lidhje me çështjen e parashtruar sa me siper, lejet per ndertimin e ketyre HEC-eve, vleresimet e I ndikimit ne mjedis, si dhe gdo akt tjeter qe ka te beje me kete geshtje me qellim te trajtimit dhe shqyrtimit sa me objektiv te problemit te parashtruar.