05:24 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Haradinaj drejton një parti rajonale”, 13 nga 14 deputetët e rinj nga e njëjta zonë

21:19 | 08/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Haradinaj sapo u zotua kundër Thaçi-t: Kurrë më me PDK-në, në Washington ai tha…

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e fundit mori rreth 11.57% të votave, me të cilat siguroi 14 deputetë në Kuvend, 13 nga të cilët janë nga zona rajonale e Dukagjinit. Njohësit e çështjeve politike po vlerësojnë që AAK-ja nuk po arrin të bëhet parti nacionale.

Ky tubim ishte veç një pjesë e fushatës elektorale në Deçan të cilën po e organizonte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vite më parë.

Shumë vite pas, rrethanat politike kanë ndryshuar, por figurat e partisë mbeten të njëjta. Lista e kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-PSD në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit ofronte plot 110 emra.

Por vetëm 14 prej tyre arritën që të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përveç që do të jenë deputetë, të gjithë këta anëtarë të AAK-së kanë diçka të përbashkët, ata vijnë nga Dukagjini.

Nga kjo anë është vet bartësi i listës, Ramush Haradinaj. Madje gjashtë kandidatët fitues të AAK-PSD kanë të njëjtin qytet të lindjes.

Ramush Haradinaj, Daut Haradinajn, Rasim Selmanaj, Shkumbin Demaliaj, Time Kadriajn vijnë nga Deçani. Vendase  kanë edhe Natyra Kuçin nga PSD.

E fituesit e kësaj partie vijnë edhe nga Gjakova. AAK-në nga ky qytet e përfaqësojnë Teuta Haxhiu e Pal Lekaj.

As Peja nuk i ka lënë pa karrige bashkëvendësit e saj. Pejanët do të përfaqësohen në Kuvend me Ali Berishën e Arbër Tolajn, Gazmend Syla. Nga Istogu është zgjedhur Bekë Berisha e Donika Kadaj-Bujupi.

Njohësit e çështjeve politike, po e cilësojnë një fenomen të tillë si një sëmundje të partisë. Rasim Alija thotë që AAK nuk po arrin që të bëhet një parti e nivelit nacional.

“Aleanca nuk po mundet me kalu atë sëmundjen që e ka, sëmundja e aleancës është thjesht një parti rajonale, kemi parasysh faktin që të gjithë deputetët vijnë nga rajoni i Dukagjinit”, ka thënë Alija, transmeton T7

Sipas Rasim Alijajt, votuesi i Aleancës dallon nga votuesit e subjekteve të tjera.

“Votuesi i aleancës është më militant sesa subjketet e tjera politike lidhet për individin dhe liderin kjo ka ndodhë me rizgjedhjen e tyre”, ka thënë Rasim Alijaj.

Në mesin e 14 deputetëve të zgjedhur nga koalicioni AAK-PSD është edhe Albena Reshitaj e cila vije nga Suhareka.

Etiketa: 13 nga 14 deputetet nga dukagjiniramush haradinaj
Pas

“Rajoni do e shmang këtë vendim të verbër”, Rama ‘qorton’ BE-në: Ndihemi si një varkë në mes të detit

Para

Vranësira dhe reshje/ Si pritet të jetë moti në fundjavë

Para
Shtrëngata shiu dhe temperatura të ulta, moti do ju surprizojë pasdite

Vranësira dhe reshje/ Si pritet të jetë moti në fundjavë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.