Një officer i Policisë së Burgut të Rrogozhinës është vëndosur në pranga pasi ka tentuar të fuste rreth 60 gr lëndë narkotike e dyshuar si Kanabis Sativa brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.
Emri i oficerit të ndaluar mësohet se është Pëllumb Sinani ndërkohë ende nuk dihet se ku ka marrë sasinë e drogës Sinani dhe se cili ishte dëstinacioni i saj, por dyshohet se ishte porositur nga ndonjë i burgosur.
Ndërkohë pritet që nga hetimet të zbulohen më tepër detaje për të kuptuar edhe përfshirjen e ndonjë personi tjetër në këtë vepër penale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)