Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur listën e emrave përfundimtar të rënditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës më 4 mars të këtij viti.
Pas ndjekjes së procedurave të parashikuara në ligj, është miratuar edhye lista përfundimtare e udhëhequr nga Arta Vorpsi me 89.642 pikë, pasuar nga Fjona Papajorgji me 88.785 pikë, më pas vjen Elsa Toska me 85. 428 pikë dhe në fund Marsida Xhaferllari me 82.000 pikë.
Lista përfundimtare kandidatëcve sapo është botuar në fletoren zyrtare.
Kujtojmë se dy ditë parë kishte një përplasje mes KED dhe Presidentit Ilir Meta. Kujtojmë se Meta nuk ka pranuar që të dekretojë emrin e dytë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, dhe sipas tij, nuk është respektuar radha kronologjike për plotësimin e vendeve vakante në GJ.Kushtetuese, dhe KED ka marrë një vendim jo kolegjial.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i është përgjigjur pas kësaj Presidentit ku sqaron se në mbledhjen e dy ditëve më parë, u vu në dijeni të qëndrimeve të Presidentit ndërsa lista e propozuar për të cilën ishte vënë në dijeni edhe kreu i shtetit, vjen pas procedurave të verifikimit, vlerësimit dhe rënditjes së kandidatëve për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
(F.GJ/FAXWEB.AL)