Pas kthimit nga Italia, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte në Kuvend ku ka marrë përgëzime në lidhje me kthimin e 11-vjeçarit Alvin Berisha nga Siria pranë familjes së tij, pavarësisht se rolin kryesor në shpëtimin e të voglit e kishin autoritetet italiane.
I pari që e uroi ishte zv.Kryeministri Erion Braçe, ku në fotot e mëposhtme shihet dhe shtrëngimi i duarve.
Alvin Berisha më në fund u kthye pranë familjes së tij në Itali, dhe tashmë do të duhet të lërë pas makthin e kaluara në kampet e ISIS.