13:36 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vjedhjet e milionave nga Rinasi, ndryshon mënyra e transportit të parave, ja masat e reja të sigurisë

13:14 | 12/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vjedhjet e milionave nga Rinasi, ndryshon mënyra e transportit të parave, ja masat e reja të sigurisë

Bagazhet e pasagjerëve në fluturimin e së hënës në mesditë të Austrian Airlines janë shoqëruar nga thasët me valutë të huaj të bankave shqiptare, që transportohen drejt Vjenës në “normalitetin e ri” të krijuar nga forcat e shtuara policore në ambientet e aeroportit.

Pas vjedhjes spektakolare të më shumë se 10 milionë euro, nga 4 banka tregtare brenda Aeroportit të Rinasit, Policia e Shtetit filloi shoqërimin e blindave me valutë, ndërkohë që aeroporti patrullohet edhe nga forcat e ushtrisë. Fotot e siguruara nga “Monitor” të hënën e datës 11 nëntor, tregojnë se në avionin e “Austrian” janë ngarkuar thasët me para të disa bankave të shoqëruara nga forcat e sigurisë fizike të kompanive të ndryshme.

Duhet të jenë disa banka që kanë kryer këtë javë transferimin e parave jashtë vendit, si një procedurë normale, ndërkohë që për vjedhjen e muajit prill, disa banka janë dëmshpërblyer nga siguruesit dhe risiguruesit dhe banka të tjera vazhdojnë procedurat në gjykatë mes kompanive të sigurimit dhe bankave të siguruara.

Bankat transportojnë jashtë Shqipërisë një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), të cilat i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit dhe për këmbime cash valutore. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Ngjarja e ndodhur në Rinas, e dyta kur grabiten paratë brenda në aeroport, ka rritur ndjeshëm primet e sigurimit të bankave të nivelit të dytë, ndërkohë edhe kompanitë e risigurimit që veprojnë në Londër, Hanovër, Gjenevë etj., kanë rritur kostot për kompanitë shqiptare të sigurimit të transportit të parave në udhëtim./Burimi: Monitor

Pas

A do të zbrisni në terren sot tek banorët? Basha i dredhon pyetjes së gazetares

Para

Gent Ibrahimi cakton datën: Brenda 1 muaji zgjidhet prokurori i ri

Para
Gent Ibrahimi cakton datën: Brenda 1 muaji zgjidhet prokurori i ri

Gent Ibrahimi cakton datën: Brenda 1 muaji zgjidhet prokurori i ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.