Evo Morales ka zbarkuar në Meksikë, ku atij i është ofruar azil pasi dha dorëheqjen si president i Bolivisë mes protestave për mashtrime zgjedhore.
Në një shënim në rrjetet sociale, ai tha se ishte e dëmshme të largohej nga Bolivia, por do të kthehej me më shumë “forcë dhe energji”.
Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard tha se një aeroplan i qeverisë Meksikane ishte dërguar për Morales.
Ndërkohë, komandanti ushtarak i Bolivisë urdhëroi trupat të mbështesin policinë që janë përleshur me mbështetësit e Morales.
Rreth 20 persona u raportuan të plagosur në përleshje. Morales më parë u bëri thirrje mbështetësve të tij t’i rezistojnë “fuqive të errëta” që e kishin detyruar të hiqte dorë.
Ai gjithashtu shpërndau një foto të asaj që e përshkroi si “natën time të parë pas largimit nga presidenca e detyruar nga grushti i shtetit e organizuar nga lideri i opozitës Carlos Mesa dhe aktivisti i opozitës Luis Fernando Camacho me ndihmën e policisë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)