Një grup djemsh kanë sulmuar fizikisht një pjestar të komunitetit transgjinor duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur prmes rrjeteve sociale nga faqja “Historia Ime”, ndërsa shkruajnë përkrah fotove se ky është treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri.
Reagimi i plotë:
Pamje të rënda!!!
Para pak minutash është sulmuar fizikisht në mes të rrugës Anxhela nga një grup djemsh rreth të njëzetave.
Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, u bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.
Pamjet e mëposhtme janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri.
Ne nuk do të heshtim!
(F.GJ/FAXWEB.AL)