11:30 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lihet në burg miku i ngushtë i Eri Zefit, dyshohet se e nxorri në pritë për ta vrarë

10:57 | 13/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lihet në burg miku i ngushtë i Eri Zefit, dyshohet se e nxorri në pritë për ta vrarë

Foto ilustruese

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën “arrest me burg”, për Gjovalin Alia, i kërkuari si bashkëpunëtor në vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi në Mirditë. Mësohet se Alia nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ngjarjen.

Ka dyshime se Alia qe personi që ia dorëzoi Zefin – shokun e tij të ngushtë, vrasësve, që kërkonin të hakmerreshin tek ai për një krim të kryer nga i vëllai tashmë i burgosur.

Trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit me datë 2 tetor, dhe dyshimet e para ishin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, muaj më parë ka kryer një vrasje në Durrës.

Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e viktimës në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash çka ka vështirësuar punën e hetuesve, dhe zbulimin e mëtejshëm të autorëve.

Ajo që mbetet e dyshimtë edhe për policinë e Lezhës është fakti nëse 34-vjeçari është ekzekutuar në ndonjë vend tjetër dhe më pas është lënë në Zalle Xhuxhe nga autori apo është marrë peng për t’u ekzekutuar në Mirditë.

Eri është vëllai i Ndue Zefit, i cili jo më larg se në shkurtin e këtij viti vrau fqinjin e tij Martin Ndreca, në Durrës pas një sherri banal. Kjo ngjarje dhe mundësia e një hakmarrje është dhe një nga pistat ku po heton policia.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: eri zefigjovalin alia
Pas

“Çfarë garancie keni ju që do i qendroni presionit të politikës?!”, Arta Marku flet për pikën e saj të fortë

Para

Video e frikshme/ Moderatorja rrëzohet keq në mes të skenës: Më ngrite me dinjitet të paktën!

Para
Video e frikshme/ Moderatorja rrëzohet keq në mes të skenës: Më ngrite me dinjitet të paktën!

Video e frikshme/ Moderatorja rrëzohet keq në mes të skenës: Më ngrite me dinjitet të paktën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

Pogradec/ Vajza e mitur zhduket pa asnjë gjurmë, babai denoncon rastin në polici

Rama poston pamje nga bregdeti i Jonit: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Ukrainë, disa zyrtarë arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Ishujt Kuril në Rusi

AMP arreston punonjësin e policisë në Dibër, u konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.