02:42 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Çfarë garancie keni ju që do i qendroni presionit të politikës?!”, Arta Marku flet për pikën e saj të fortë

10:55 | 13/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’po ndodh me dosjet 339 dhe 184? Arta Marku raporton në Kuvend: Ja çfarë iu kam kërkuar prokurorëve

Prokurorja e Përgjthshme e Përkohshme Arta Marku është intervistuar sot në KLP, rreth kandidaturës së saj për kryeprokurore.

Një nga pyetjet që iu bë Markut ishte dhe garancia sesi ajo do ti bëjë ballë presionit të politikës, ndërsa prokurorja tha se shembullin konkret e kishte në rastin e procesit të dekriminalizimit për kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Marku tha po ashtu se ajo ka një mbështetje të madhe nga ana e ndërkombëtarëve, të cilët ishin pro dhe zgjedhjes së saj si e përkohshme dy vite më parë.

Bujar Sheshi: Çfarë garancie na jepni që do i qëndroni ballë presionit të politikës?

Marku: Gjatë dy viteve kam punuar në kushte të vështira të presionit politikë e mediatik. Kam dëshmuar mjaftueshëm që nuk kam varësi nga politika, kjo është bërë sa herë ka patur raste publike për ta vërtetuar të kundërtën. Rasti i fundit për ish-kreun e bashkisë Vorë. Ky është shembull që nuk kam varësi politike.

Të jeni të bindur që nuk kam patur mbështetje politike, por mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët. Garancia më e mirë që i japë KLP-së, janë dy vitet si e përkohshme, me mandat të plotë shumë më e lehtë.

LEXO EDHE: 

“E di që nuk i kam përmbushur pritshmëritë, por nuk jam e paaftë”, Arta Marku kërkon mandat të plotë: Kam mbështetur çdo prokuror!

Në seancën e marrjes së pyetje, pasi garon për kryeprokurore, Arta Marku “ka dhënë” llogari dhe për takimin që ka pasur me kreun e qeverisë Edi Rama.

Ishte anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti ajo që pyeti Markun për takimin me Ramën, ndërsa shtoi se çfarë i ka afruar prokurorja qeverisë.

Nurihan Seiti: Në dy vite lihen gjurmë. Fjalën e përkohshme e quajmë veç të tillë. Takimi juaj me shefin e qeverisë ishte për të dëgjuar politik të sistemit të hetimit e akuzës, pas ju atë kohë deklaruat komfliktin e intetesit me prokurorët. Çfarë i ofruat ju qeverisë?

Marku: Ishte koha kur opozita zhvillonte protesta të shumta, dhe u takova me Kryeministrin. Kjo ka qenë arsyeja, por jo takim raportues pasi nuk ka marrëdhënie të tillë midis dy institucioneve. Takim emergjent për shkak të situates, kanë qenë të pranishëm dhe drejtues të institucioneve të tjera të rëndësishme si kreu i SHISH, apo i policisë së shtetit. Nuk ka qenë vetëm një takim mes meje dhe kreut të qeverisë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arta markumarku politika
Pas

“Do kalojnë mbi trupat e deputetëve të PD-së”, çfarë thoshte pak muaj më parë Klevis Balliu, dje: Ne erdhëm nga ora 6 e pak!

Para

Lihet në burg miku i ngushtë i Eri Zefit, dyshohet se e nxorri në pritë për ta vrarë

Para
Lihet në burg miku i ngushtë i Eri Zefit, dyshohet se e nxorri në pritë për ta vrarë

Lihet në burg miku i ngushtë i Eri Zefit, dyshohet se e nxorri në pritë për ta vrarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.