10:52 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ua bëjnë 8 me 2 partnerëve, këto janë 5 femrat e zodiakut

22:08 | 13/11/2019
në Aktualitet, Flash, Horoskopi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ua bëjnë 8 me 2 partnerëve, këto janë 5 femrat e zodiakut

Ka disa persona që duan të drejtojnë tjetrin dhe japin përherë urdhra. Ata janë dominues dhe duan që të tjerët të bëjnë siç thonë ata. Zbuloni cilat janë femrat që duan të kontrollojnë dhe të urdhërojnë partnerin e tyre, me pak fjalë ua bëjnë 8 me 2.

Këto femra duan të kenë gjithçka nën kontroll dhe e kanë nevojë jetike dominimin mbi atë që kanë në krah.

Akrepi. Xheloze dhe posesive, të lindurat e kësaj shenje kanë një ego të paimagjinueshme dhe nuk durojnë dot që dikush t’iu prekë dinjitetin. Kur janë në një lidhje ato mendojnë se partneri ju përket dhe mund të kontrollojnë çdo gjë të tyren. Mjaft mbrojtëse, ato mendojnë se mbrojnë interesat e personave që duan duke vepruar ashtu si veprojnë duke harruar që kjo është e padurueshme dhe mbytëse për tjetrin.

Luani. Këto femra kanë nevojë të jeni gjithë kohës në qendër të vëmendjes dhe nuk durojnë dot kur dikush nuk i përfill. Ato kanë probleme serioze egoje dhe mendojnë se çdo gjë duhet bërë si thonë ato. Luaneshat nuk e kanë aspak të vështirë të shprehin qartë opinionet dhe janë gati të nxjerrin edhe thonjtë sapo dikush i kundërshton . Mjerë partnerët që i kanë në krah.

Bricjapi. Femrat e kësaj shenje janë të disiplinuara dhe nuk durojnë dot rrëmujën e kaosin. Ato kanë ide të qarta dhe të sakta për atë që duan dhe kërkojnë me ngulm që edhe ata që i rrethojnë t’i shohin gjërat si ato. Në fakt kjo mund të shkaktojë edhe debate të forta në çift.

Demi. Femrat e kësaj shenje janë posesive, xheloze dhe dominuese. Nga ana tjetër ato janë edhe kokëforta dhe kërkojnë t’i kontrollojnë personat që kanë në krah. Reagimet e këtyre femrave janë shpesh ekstreme dhe nuk mendojnë asnjë çast për ndjenjat e tjetrit. Ato thonë atë që mendojnë dhe mjerë ata që i kundërshtojnë.

Gaforrja. Femrat e kësaj shenje dinë të kontrollojnë emocionet dhe ndonjëherë mund të shndërrohen në tiranë të vërteta. Manipuluese, ato bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të marrë sa më shumë informacione dhe për ta kontrolluar atë që kanë në krah. Për to, partneri nuk është veçse një kukull që mund ta kurdisin si të duan.

 

Pas

“Ka nisur dhuna në auditore”, Ilirjana Kuçana: Nuk kemi vetëm krizë politike, shteti ka rënë

Para

Dy vite pas martesës me miliarderin, Angela Martini zbulon planet për fëmijë

Para
Dy vite pas martesës me miliarderin, Angela Martini zbulon planet për fëmijë

Dy vite pas martesës me miliarderin, Angela Martini zbulon planet për fëmijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.