17:43 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore”, PD reagon pas betimit të Arta Vorpsit tek noteri

12:06 | 14/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk kanë fund çudirat/ Arta Vorpsi bën betimin tek një notere: Tashmë jam anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Partia Demokratike ka reaguar përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi për atë çfarë po ndodh me ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që së fundmi u betua para një noteri edhe Arta Vorpsi.

Bardhi e nis reagimin e tij duke thënë se “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore”, ndërsa argumenton

“Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

Reagimi i plotë:

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

Tek noteri mund të bësh edhe “njësimin me origjinalit” të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës.

Me këtë skenar për shkeljen skandaloze të Kushtetutës, në vend që të përmbushë kushtet gjermane për standardet europiane të drejtësisë së pavarur, Edi Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Etiketa: arta vorpsiGazment Bardhi
Pas

Përplasja për Gjykatën Kushtetuese, Ylli Manjani: Kuvendi tani mund të kryejë dhe martesa. Keqardhje për Vorpsin, juriste shumë e mirë

Para

Betimi i Arta Vorpsit te noterja, Arben Ristani bën komentin epik: Jam kurioz për momentin e…

Para
Ristani zbulon skenarin e opozitës nesër në Kuvend

Betimi i Arta Vorpsit te noterja, Arben Ristani bën komentin epik: Jam kurioz për momentin e...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bie pretendimi i PD, fletët në Peqin pa vula! SKEDA si funksionon ‘treni bullgar’

X jashtë funksionit/ Përdoruesit raportojnë probleme për platformën sociale

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin 13 persona, plagosin dhjetëra të tjerë

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Spanjë/ Mbushën Katalonjën me ‘ferma bari’, goditet klani mafioz shqiptar, 2 të arrestuar! Media: E kanë kthyer rajonin në ‘Kopshtin e drogës në Evropë’

Helmimi i fëmijëve nga salmonela në Gramsh, dyshohet nga ushqimi i servirur nga një kompani kateringu

Itali/ Nga diskoteka te prita në rrugët e Bolzanos, dy grupe përleshen me thika, shkopinj dhe zinxhirë, arrestohen 4 muratorët shqiptarë!

“Devijim i politikës shqiptare, Parlamenti shihet si vend pune jo si mision”, Jola Hysaj: Prandaj qytetarët ndihen të braktisur e të zhgënjyer

Serbia lëshon fletë-arrest për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në Mitrovicën e Veriut

Danezët do plaken në punë/ Ligji i ri, shtyn pensionin në 70 vjeç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.