Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, taulant Balla ka folur pra gazetarëve për zgjedhjet e brendshme brenda kësaj partie, ndërsa është pyetur edhe për debatin e fundit që është krijuar për dekretimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Balla tha se nuk ishte momenti për të folur këtë, dhe lajmëroi se tema do të diskutohet gjerësisht në mbledhjen në kryesinë e Kuvendit të kryetarëve të grupeve.
“Nuk dua të bëj një koment për këtë çështje këtu, do kemi kohë boll. PS pak minutash konferenca e kryetarëve do të ketë një mbledhje ku do të flitet gjerësisht për këtë temë dhe besoj e uroj që të arrihet në një përfundim kushtetues dhe të dakortësuar”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)