05:37 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zëri i Amerikës: Arta Vorpsi betohet tek noterja, shkel nenin 129 të Kushtetutës

13:08 | 14/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk kanë fund çudirat/ Arta Vorpsi bën betimin tek një notere: Tashmë jam anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën kushtetuese, e kthyer në një mollë sherri, mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe shumicës së majtë qeverisëse. Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, e që sipas vendimit të botuar në Fletoren zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka bërë një lëvizje të papritur, duke u betuar te një notere.

Përpara noteres Miranda Xhemalçe, ajo ka lexuar formulën e betimit: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia, do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”. Por me vetë aktin e betimit përpara një notereje, zonja Vorpsi, duket se ka bërë një shkelje të hapur, pikërisht të Kushtetutës e cila përcakton në mënyrë fare të qartë në nenin 129 se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”. Një kopje të betimit të saj, ajo ja ka dërguar dhe Presidenti Meta, ashtu dhe vetë Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se nuk është e qartë se cfarë vlere juridike mund të ketë një akt i tillë.

Presidenti Meta deklaroi mbrëmë se botimi në Fletoren zyrtare sipas tij nuk ka vlerë. “Çdo botim kontrabandë në Fletoren zyrtare padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Meta, i cili më parë, për të njejtën vakancë emëroi Marsida Xhaferllarin në tejkalim të afatit 30 ditor që i përcakton atij Ligji për Gjykatën Kushtetuese.

Përmes zëdhënësit të tij, zotit Meta reagoi me ironi pas lajmit të betimit të zonjës Vorpsi, duke deklaruar se “nuk pengoj askënd të betohet as te noterja, as te parukierja”. VOA

Etiketa: arta vorpsigjykata kushtetueseneni 129shkel kushtetutenzeri i amerikes
Pas

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet 51-vjeçari (EMRI)

Para

U paraqit zyrtarisht në GJ.Kushtetuese pas betimit, Arta Vorpsi largohet nga institucioni

Para
U paraqit zyrtarisht në GJ.Kushtetuese pas betimit, Arta Vorpsi largohet nga institucioni

U paraqit zyrtarisht në GJ.Kushtetuese pas betimit, Arta Vorpsi largohet nga institucioni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.