I ftuar në studion e FaxNews, publicisti Fatmir Merkoci ka folur për betimin e bërë para noterit të kandidates për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese Arta Vorpsi. Merkoci është shprehur se ky betim është i turpshëm. Publicisti me tone të larta tha se moralisht Vorpsi s’duhet të jetë në Drejtësi pasi ka bërë bërë një veprim që bie ndesh me çdo lloj parimi.
Merkoci tha se me fillimin e punës të gjykatës Kushtetuese, do të kërkohet edhe legjimiteti i Parlamentit. Publicisti thotë se nuk ka gjykatë në botë që mund të ta quaj këtë Parlament të ligjshëm. Gjithashtu, Merkoci është ndalur edhe tek dekretimi i kandidatëve, se asnjë gjyqtar nuk nis punën nëse nuk dekretohen nga presidenti i vendit. Merkoci tha ndër tjera se KED nuk asnjë të drejtë ti thotë presidentit se kush duhet të zgjidhet i pari apo i dyti.
“Arta Vorpsi nuk mund të bënte një betim para noterit, është e turpshme. Duhet ta bënte betimin në Parlament. Për pr/rezolutën e nesërsme për Vorpsin dhe Xhaferllarin, Kuvendi nuk mundet ti drejtohet presidentit. Kushtetuta thotë presidenti i drejtohet Kuvendit, tani kthehet kuvendi dhe i dërgon pr/rezolutë presidentit, diçka që s’ka ndodhur asnjëherë, dhe kjo nuk është as në Kushtetutë. Pse kërkohet që të kapet Gjykata Kushtetuese nga Rama? Për faktin se me krijimin e kësaj gjykate, do të kërkohet legjimiti i Parlamentit. Nuk ka gjykatë në botë, që këtë parlament ta quaj të ligjshëm. Në një parlament të paligjshëm, bën të tilla paligjshmëri. Mund edhe të shkojnë tek noteri edhe ti thonë presidentit je i shkarkuar. Nëpërmjet një noteri të bëjnë shakrkime dhe emërime.
Jo vetëm ato që emëron apo dekreton presidenti, por të gjithë kandidatët, fillojnë punë si gjyqtarë vetëm mbi bazën e dekretit të presidentit, dhe me asnjë tjetër ligj apo asnjë tjetër dekretim. Nëse presidenti i vendit, nuk i dekreton gjyqtarët ata nuk fillojnë dot punë në Gjykatën Kushtetuese.”
Pyetje: Sot para Presidentit do bëtohen Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, dhe Fjona Papajorgji, si do të zgjidhet ngërci tani? Pasi Xhaferllari nuk njihet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Merkoci: Parlamenti nuk ka drejtë të marri në shqyrtim dekretin e Presidentit. Atë që ligji ia ka caktuar Presidentit, ai do ta zgjedhi. Nuk ka asnjë të drejtë ose target KED ti thotë presidentit se kush duhet të zgjidhet i pari apo i dyti. Është e drejta e presidentit, që në një listë me 50 veta, të mos zgjedh të parin port ë 50-tin. Zgjidhet një kandidatë që sipas presidentit plotëson kushtet për gjyqtarë. Si mund të zgjidhet gjyqtarë, një kandidatë që dërgon një copë letër nga noteri dhe thotë unë jam “gjyqtare”? Moralisht kjo zonjë nuk duhet të jetë në Drejtësi, pasi ka bërë një veprim që bie ndesh me çdo lloj parimi. Zonja nuk e njeh Kushtetutës, si punë të punojë si rojëtare e Kushtetutës?
(K.H/Faxweb.al)