Autoritetet aziatike sekuestruan në Tailandë rreth 176 kg të lëndës narkotike metamfetaminë brenda strukturave të disa pistave vrapi që po transportoheshin për në juglindje të kontinentit.
Oficerët e policisë menjëherë shkuan drejt magazinës ku dolën pajisjet sportive ku gjetën një sasi tjetër të lëndës.
Vlera në treg e sasisë së sekuestruar arrin në 200 milion dollarë.
Sipas policisë së Bangkok, u arrestua pronari i magazinës, 44 vjeç me akuzën e mbajtjes dhe tentativës për të trafikuar lëndën narkotike.
Kreu i Byrosë së Narkotikëve të Bangkoku deklaroi se kjo çështje ishte e ngjashme me një tjetër në Australi ndaj dhe policia arriti që ta sekuestronte lëndën.
“Muajin e kaluar, policia Australiane mbylli me sukses një çështje të ngjashme ku sasinë e drogës e kishin fshehur brenda pajisjeve sportive. Ndaj dhe ne ndoqëm të njëjtën logjikë dhe ia dolëm” – deklaroi për Reuters.