Një person u vra sot në qytetin iranian të Sirjan gjatë protestave që shpërthyen për rritjen e çmimit të karburantit me rreth 50 për qind, njoftonte agjencia iraniane e lajmeve ISNA.
Qeveria njoftoi të premten se çmimi i një litri naftë do të rritet në 15,000 rial ($0.13 cent) nga 10,000 rial që ishte më parë dhe se racioni mujor me këtë çmim për çdo makinë do të jetë 60 litra. Ndërsa blerje të mëtejshme do të kushtojnë 30,000 rial per litër.
Masat e këshillit të lartë ekonomik kanë shkaktuar zemërim në të gjitha vendin dhe vijnë si pasojë e sanksioneve të SHBA të vendosura prej vitit të kaluar.
“Një person është vrarë në Sirjan dhe … po hetojmë nëse është vrarë nga forcat e sigurisë që po rivendosin rregullin në qytet,” tha zyrtari lokal Mohammad Mahmoudabadi duke shtuar se disa persona u plagosën kur njerëz të maskuar ishin infiltruar në protestë dhe kishin sulmuar forcat e sigurisë. “Forcat e sigurisë nuk lejohet të qëllojnë ndaj njerëzve … situata tani është e qetë,” tha ai.