Marsida Qatja, gruaja që cilësohet si “molla e sherrit” pasi pak muaj më parë në banesën e saj në Kavajë ndodhi vrasja që troditi mbarë opinionin publik.
Pas konfliktit me armë, mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe i plagosur oficeri i policisë Bledar Toçi. Qatja ka publikuar së fundi një foto të bashkëshortit të saj, i cili ndodhet prej disa kohësh në një burg gjerman, i dënuar për trafik droge. Përmes një fotoje, Marsida Qatja ka treguar për herë të parë fytyrën e bashkëshortit të saj, teksa shfaqet duke folur me të përmes kamerave.
Pavarësisht se në media kanë qarkulluar lajme se konflikti në banesën e saj ndodhi për shkak të lidhjeve jashtëmartesore të Marsida Qatjas me viktimën, 30-vjeçarja ka treguar mes fotos që bëri publike me bashkëshortin, të kundërtën. Ajo foton e ka shoqëruar edhe me disa simbole ku shpreh dashurinë, duke lënë disi menjëanë ngjarjen tronditëse të pak kohëve më parë.