Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim, ku tregon lidhjet e forta që sipas tij ka Rilidnja e Edi Ramës me krimin.
Në postimin e tij Berisha shkruan se dje në zgjedhjet “brenda rilindjes votuan dhe kriminelë”, ndërsa ka postuar dhe foton e ish-policit Klodian Gogu duke votuar, i cili ka bërë burg për marrje ryshfeti.
Ja postimi i Berishës:
Votoi sot ne Kavaje se bashku me qindra e mijra delinkuente te tjere per Partine e Krimit edhe ish inspektori i policise Klodian Gogu. Per kujtese, Klodiani nje vit me pare beri ca burg i kapur me ze dhe figure ne nje afere korruptive prej 6,5 milione lek ryshfet.
Ai sot eshte, per shkak te vepres se tij, nje socialist krenar, pasi ne partine e Krimit sa me shume ke vjedhur aq me i nderuar je!! sb