Që Saimir Tahiri ka talent në muzikë, këtë na e ka treguar disa herë me radhë, me perfomancat e tij në klubet e natës, së bashku me emra të njohur të skenës shqiptare, mirëpo këtë herë duket se ka dhuruar një spektakël më të gjatë.
Përkrah një labeje si Aurela Gaçe, Tahiri është parë mbrëmjen e djeshme duke kënduar disa këngë, dhe në asnjë moment nuk ka shfaqur lodhje, qoftë edhe vokale. Ai shihet mjaft i afërt dhe me këngëtaren, ndërsa në një moment duetit të tyre i është bashkuar dhe këngëtari tjetër Erik Lloshi.
Tahiri ka rrëmbyer dhe vëmendjen e të pranishmëve, të cilët nuk kanë nguruar që të bëjnë video nga ky moment.
Ish ministri është dënuar me shërbim prove nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për shpërdorim detyre, ndërsa ka apeluar këtë vendim në apel, dhe pret pafajësi të plotë. Për momentin Tahiri është shkëputur nga skena politike, pavarësisht sde herë pas herë është shprehur se do të flasë më shpesh në emër të qytetarëve.
(E.K/Faxweb.al)