Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar sot lidhur me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku një nga institucionet që ka kërkuar rritje të fondeve është dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kreu i këtij institucioni Gent Ibrahimi tha se ka nevojë për shtim të punonjësve, që nga sekretarët dhe deri te shoferët.
Ibrahimi: 214 milionë lekë është tavani i kërkuar nga KLP për buxhetin e 2020. Kërkohet shtesë prej 4 sekretarësh për asistimin e komisioneve, kërkesë tjetër shtesa e shoferëve aktualisht janë vetem 7, shtesë edhe për specialistin e IT, është vetëm 1. 214 milion lekë kërkoi KLP, kemi detyrime të prapambetura ndaj 3 kolegëve.
Shtesa për pagat është 17 milion lekë. Fondi i investimeve nuk është në përputhje të institucionit, na duhet fond shtesë për pajisjet e regjistrimit të diskutimeve në mbledhjet e këshillit. Po bëhemi gati të lëvizim në një godinë të rë ku nuk funksionon pajisjet e regjistrimit, është i rëndësishem.
Ndërkohë që këto kërkesa të Ibrahimit janë ndeshur me refuzimin e Bashkim Finos, i cili u shpreh se në rast se kërkohet shtim shoferësh në KLP duhet që ti hiqen një institucioni tjetër.
Fino: Që ti shtojmë shoferët dhe sekretarët KLP i nie që ti shkurtojmë nga një institucion tjetër
Manja: Jam dakord që buxheti të jetë në funksionim të institucioneve, ta miratojmë buxhetin e KLP në termat e sjella nga Ministria e Financave
Alimadhi: Jam kunder votimit të buxhetit, ç’janë këto diskutime jo duhet jo sduhet, standartet janë standarde duhen diskutuar
Ibrahimi: Statusi i anëtarëve të KLP është i padiskutueshëm, s’mund të diskutohet në këtë komision