Ndëshja e mbrëmshme mes shqipërisë dhe francës u ndjek me vëmendje në çdo detaj për për dy arsye kryesore, e para ka të bëjë me faktin se luanim përballë një kombëtareje të madhe dhe e dyta se për herë të parë u luajt një sfidë e një rëbndësie të tillë në stadiumin e sapo ndërtuar, “ari Albania stadium”.
Familja e Redi Jupit nuk mungoi në shkallët e stadiumit por nga disa foto të postuara në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ndryshe nga shumica e tifozëve, që ishin pozicionuar në krahun e kuqe e zinjve, familja e tij me sa duket ka mbështetur kombëtaren mike.
Ata janë veshur me simbolet franceze ndërsa kjo e ka një arsye pasi bashkëshortja e tij, Vivian Jupi, ka studiuar në këtë shtet. Vihet re qartë se dashuria e saj për Francën, është shumë e madhe ndërkohë që këtë ndjenjë ajo ua ka ushqyer edhe 3 fëmijëve të cilët janë pozicionuar krah të ëmës
“Unë me Shqipërinë në çdo ndeshje, pjesa tjetër në çdo ndeshje perverse kundra Francës”, shkruna Redi në instagram përkrah fotove.
(F.GJ/FAXWEB.AL)