19:22 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sondazhi/ A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar? Çudia, më shumë këtu sesa në Kosovë

10:19 | 19/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
U rrah nga nipi i burrit/ Me këmbë të nxira flet biznesmenia nga spitali: Ngarkuan mallin pa lejen time, donin ta shisnin (VIDEO)

A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar? Ku janë më të gatshëm për ta arritur atë, në Shqipëri, apo në Kosovë? Cilat janë pengesat dhe sa janë pro kapërcimit të tyre? Këtyre pyetjeve u përgjigjet një sondazh i zhvilluar në dy anët e kufirit nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipëri (OFSA).

Pyetsori është realizuar në periudhën tetor-nëntor 2018. Gjithsej janë intervistuar 2.504 qytetarë: 1.200 në Shqipëri dhe 1.304 në Kosovë (1.004 shqiptarë dhe 300 serbë), njofton Klan Kosova.

Ky sondazh është strukturuar në pesë blloqe kryesore: 1. Njohuritë dhe kontaktet me njëri-tjetrin; 2. Qëndrimet dhe stereotipat; 3. Vlerat dhe besimet; 4. Politikat e përbashkëta; 5. Qëndrimet ndaj bashkimit dhe dialogut Kosovë-Serbi.

Sa i përket dëshirës për arritjen e bashkimit kombëtar, 63 për qind e të pyeturve në Shqipëri dhe 54 për qind e të pyeturve në Kosovë janë deklaruar se duan që ky bashkim të arrihet.

16 për qind e të pyeturve në Shqipëri dhe në Kosovë nuk e duan bashkimin kombëtar. Shumica e tyre janë nga rajonet urbane, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Gjeografikisht, të anketuarit në rajonin e Prishtinës dhe në Shqipërinë Qendrore e përbëjnë shumicën e qytetarëve që janë kundër bashkimit kombëtar.

Të pyetur nëse janë të vullnetshëm për ta paguar një taksë e cila do ta mundësonte bashkimin kombëtar, gatishmëria e të pyeturve zvogëlohet, sepse 29 për qind e të pyeturve në Shqipëri dhe 49 për qind e të pyeturve në Kosovë pajtohen me këtë.

Sikur do t’iu ofrohej mundësia për të votuar në referendum, 75 për qind e shqiptarëve në Shqipëri dhe 64 për qind e shqiptarëve në Kosovë do të votonin për bashkimin kombëtar.

Ata që e kundërshtojnë bashkimin në një shtet japin arsye të ndryshme, ndër të cilat më e shpeshta ka të bëjë me besimin se shtetet respektive të Kosovës dhe Shqipërisë funksionojnë më mirë si të ndara.

Gjithashtu, një qëndrim i shpeshtë i kundërshtarëve të bashkimit është i bazuar në dallimet kulturore dhe ato të traditës mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë.

– Besueshmëria në “mundësinë reale të arritjes së bashkimit kombëtar” ka pësuar rënie të konsiderueshme kur qytetarët janë pyetur për aspektin real të zbatimit, sepse vetëm 23 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë dhe 17 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë deklaruar që ky projekt është i mundshëm edhe praktikisht.

– Dallime mes shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Kosovë ka edhe në perceptimin e realizueshmërisë së idesë së bashkimit kombëtar.

Derisa shqiptarët në Shqipëri mendojnë që “bashkësia ndërkombëtare” është faktori kryesor që ka fuqi ta mundësojë këtë ide, për shqiptarët e Kosovës këtë kryesisht mund ta bëjnë “liderët e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, qytetarët të cilët mendojnë se bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet e konsiderojnë bashkësinë ndërkombëtare si pengesën më të madhe.

Si pengesën e dytë më të madhe në Shqipëri e shohin kundërshtimin e Serbisë, ndërsa në Kosovë  – shtetet e rajonit tonë në përgjithësi.

Në kategorinë e qytetarëve që i besojnë realizimit të bashkimin kombëtar, shumica në Kosovë thonë se kjo do të ndodhë brenda 5 vjetëve (39 për qind), ndërsa shumica në Shqipëri konsiderojnë se do të ndodhë brenda 10 vjetëve.

42 për qind e qytetarëve në Kosovë dhe 37 për qind e qytetarëve në Shqipëri mendojnë se “bashkimi kombëtar” dhe “anëtarësimi në BE” i Kosovës dhe Shqipërisë janë procese që e kundërshtojnë njëri – tjetrin.

Nëse do t’iu duhej ta zgjidhnin vetëm një opsion, këta respondentë do t’i jepnin prioritet “anëtarësimit në BE” para “bashkimit kombëtar”./Burimi: Klan Kosova

Pas

Kërkoi ti hiqej sekuestro nga llogaria, ti kthehej makina dhe celulari, Gjykata merr vendimin me ‘’dorë të hekurt” për Kejvinën

Para

Është ikonë e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari tregon si ra në peshë pa dietë dhe pa palestër

Para
Është ikonë e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari tregon si ra në peshë pa dietë dhe pa palestër

Është ikonë e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari tregon si ra në peshë pa dietë dhe pa palestër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri hungarez lavdëron Trump në konferencën ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, Orban: I ka kthyer botës shpresën pë një jetë normale

Netanyahu pranon propozimin e SHBA për armëpushim në Gaza, Hamasi e shqyrton

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Skandal në Argjentinë! Anulohet gjyqi për vdekjen e Diego Maradonës, gjyqtarja jep dorëheqjen nga çështja pasi shfaqet në një serial

Video/Aksident në Fier, përplasen katër automjete në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar

Valë e re dhune në Meksikë, gjenden 17 trupa të pajetë në një shtëpi të braktisur

Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re!

“Donte të bëhej një oficere policie”/ Vrasja brutale e 14-vjeçares italiane nga i dashuri i saj, flasin mësuesit dhe shokët e Martinës: Ai nuk e linte të…

Turi i Macron në Azinë Juglindore! Presidenti francez mbërrin në Singapor, ja çfarë pritet të diskutojë

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste!” Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.