Beatriks Ramosaj festën e Halloween-it këtë vit e festoi me kushërirën e saj Anxhelinën në një hotel luksoz në Paris.
Atje dy bukuroshet shqiptare u fotografuan me dy futbollistët e njohur, Neymar dhe Mbappe.
Por me sa duket nga kjo foto ka filluar dhe miqësia e këngëtares me futbollistin e njohur.
Kjo kuptohet nga veprimi i fundit i Mbappes.
Futbollistit siç duket i ka pëlqyer shumë Beatriksi dhe i ka pëlqyer asaj foton e fundit në Instagram ku këngëtarja shqiptare shfaqej duke pozuar në rradhët e stadiumit të ri.