Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme në fshatin Drenie të Patosit, ku mbeti i vdekur një 39-vjeçar. Korrespodentja e FaxNews raporton se viktima është Benjamin Toro. Ai ishte i martuar dhe baba i 3 fëmijëve.
Toro ushtronte profesionin e mjekut. Ai ishte një emër i njohur në zonë sepse ishte edhe pronari i një fabrike vaji. Gjithashtu, 39-vjeçari i cili gjeti vdekjen pas përplasjes me mjetin tip “Zetor”, ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Bashkisë Fier në legjislacionin e kaluar. Në këtë këshill bashkiak ai ishte si përfaqësues i opozitës, ku pas zgjedhjeve paralementare të 2017 zëvendësoi ish-deputetin e PD, Luan Baçi.
Sipas burimeve të Faxweb.al Toro është aksidentuar teksa kishte shkuar me zetor për të marrë ullinjtë e vjelë nga klientët e fabrikës së vajit. Por mjeti u përmbys duke i marrë jetën. Banorët thonë se ishte njeri dhe familjar shumë korrekt. Pak vite më parë 39-vejçarit i kishte vdekur vëllai. Pas kësaj humbjeje ai i ishte futur punës në fabrikën e vajit të ullirit.