Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të shtunën në rrethinat e Tiranës, ku një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës. Gjithçka mendohet të ketë ndodhur për motive pronësie mes 58 vjeçarit me iniciale P.S me të vëllain shtetasin XH.S, ku gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij duke i shkaktuar lëndime në trup, ndërsa ka ndërhyrë edhe djali i 58 vjeçarit, i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të të tij pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.
20 vjeçari me iniciale E.S, u arrastis menjëherë nga vendi i ngjarjes, dhe vetëm ditën e sotme ai është vënë në prangat e policisë. Gjithashtu, 20 vjeçarit i është sekustruar edhe arma me të cilën është bërë qitja.
Njoftimi zyrtar:
Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë.
Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja.
Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
- S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.
(K.H/Faxweb.al)