Mbrëmjen e djeshme emisioni i njohur “Proçesin Sportiv” është hapur nga tenori i njohur Kastriot Tusha. Menjëherë pas mbylljes së performancës së tij, moderatori Edi Manushi ka bërë një gafë, që po bën xhiron në rrjet.
Ai e ka prezantuar Kastriot Tushën, si Kastriot Çaushi, i cili është aktor. Kjo nuk është hera e parë që Manushi ka bërë një gafë në emision por sidoqoftë janë gjëra që ndodhin. Për fatin e tij të mirë, gabimi i tij është kapur dhe nga Ilda Bejleri, e cila bëri që situata të kalohej shpejt dhe me humor.
Përsa i përket Kastriotit, ai është shprehur shumë i indenjuar në studio pasi Ardit Gjebrea nuk i kishte bërë ftesë për inagurimin e stadiumit ‘Air Albania.”