14:11 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama i kërkoi Komisionit Hetimor avancimin me shkarkimin e Metës, maxhoranca bën hapin e radhës

13:05 | 20/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS ndez kamerat vetëm për lobimin rus, ”hallet tona i mbajmë brenda vetes”

Maxhoranca në Parlamentin shqiptar do të kërkojë shtyrjen e afateve për punimet e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pasi një grup parlamentar do të depozitojë në Kuvend kërkesën për zgjerimin e planit të punës të Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mesditën e sotme në konferencë për shtyp kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se do ti drejtohet Kryesisë se Kuvendit vijimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit Meta.

“Pak kohë më parë, 55 deputetë janë drejtuar kuvendit për procedurën e shkarkimit të Presidentit duke vijuar përtej kompetencës së tij.

Presidenti në një kurs përplasje të fortë me Kuvendin ka vijuar cënimin e Kushtetuetës me veprime dhe mosveprime konkrete të qëllimshme.
Rrjedhimisht vlerësojmë që këto të analizohen për shkarkimin e Presidentit të Republikës të Shqipërisë”, u shpreh Balla gjatë Konferencës për shtyp.

Balla gjithashtu ka evidentuar si një shkelje tjetër nga Presidenti Meta, përveç dekretit të 10 qershorit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese përtej afatit kushtetues 30-ditor. Sipas tij presidenti ka marrë kompetencat e KED duke emëruar Xhaferllarin, ndërsa ky institucion sipas ligjit kishte emëruar Arta Vorpsin, e para në listë, emërim i cili u botua dhe në Fletoren Zyrtare.

Kryeministri Rama e cilësoi si taleban Presidentin Meta në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtur javën e shkuar në lidhje me dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ishte emëruar nga KED Arta Vorpsi për të njëjtin pozicion si pasojë e vonimit me 30 ditë të dekretimit të këtij anëtari nga vetë Presidenti. Rama kërkoi nga Komisioni Hetimor të shtonte në axhendën e tij dhe këto shkelje sipas Ramës të kryera nga Presidenti Meta.

Etiketa: SHKARKIMI I METEStaulant balla
Pas

“Sipas traditës së malësorëve”, batuta e Metës për gazetarët kur përcolli Berishën

Para

24-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren në Durrës

Para
Përplasen dy makinat në rrugën e Kombit, plagosen 2 persona

24-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukës/ Tentuan të sillnin në Shqipëri makinat e vjedhura në Rusi e Norvegji, përfundojnë në pranga i riu shqiptar dhe një polak

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

Vriten 40 palestinezë, Izraeli vijon bombardimet në Gazë teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

Shoferi i droguar përplas automjetin e policisë në Tiranë, dy efektivë përfundojnë në spital

Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Berat

A do të ketë ndryshime në postet drejtuese të PD-së dhe çfarë funksion do të mbajë Salianji pas daljes nga burgu? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Berisha:DHL në Shqipëri, Degë e PS! Celibashi të Dorëzojë Dokumentacionin e Plotë

Prostitucion në apartament me qira ditore, vihen nën hetim 7 shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja

Berisha publikon provat: Votat e diasporës, të manipuluara.Zarfet u shpërndanë ditën e fundit ose pas zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.