Zëdhënësi për mediat i presidentit Ilir Meta i është përgjigjue deklaratave të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Ballës, i cili njoftoi shtyrjen e hetimit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, dhe shtimin si pjesë e hetimeve, dhe vendimin e presidentit për të dekretuar në Gjykatën Kushtetuese Marsida Xhaferllarin.
Blushi në një njoftim për mediat shkruan se deklaratat e Ballës janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.
Më tej zëdhënësi i presidentit shton se Meta e ka paralajmëruar qartë se në të ardhmen nuk do të tolerojmë as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!
Postimi i plotë
“Deklaratat e Ballës për Metën, reagon Tedi Blushi: Presione të dhunshme dhe të qarta poltike
Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.
Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!
Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:
LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE!
TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!”- shkruan Blushi.