Një tritol mësohet të jetë vendosur në një banesë në fshatin Shtëpez, të Bashkisë Gjirokastër. Faxweb.al raporton se tritoli është vendosur në banesën e Fadil Tolës. Nga shpërthimi, mësohet nuk ka persona të lënduar.
Faxweb.al, mëson se janë dy pista hetimesh të cilat do të hetohen nga policia. Njëra dyshohet se ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës, pasi djemtë e familjes Tola janë emra të njohur për policinë e Gjirokastrës dhe mund të jenë të përfshirë në aktivitete kriminale.
Ndërsa pista e dytë, lidhjet e vajzën e familjes Tola, e cila është e divorcuar.
Informacion zyrtar:
Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T. ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(K.H/Faxweb.al)