Kolegji i Posatshëm i Apelimit ka marrë vendimin për Besnik Muçin, duke e shkarkuar atë nga detyra, që më herët ishte dekretuar nga ana e presidentit Meta si anëtar për Gjykatën Kushtetuese.
Muçi ka qenë i pranishëm sot në seancë, ku është njohur me vendimin e dhënë nga KPA, pas ankimimit të bërë nga ana e Komisionerit Publik.
Ish-prourori i Krimeve të Rënda e kishte kaluar Vetingun në shkallën e parë, po ky vendim i sotëm duket se e komplikon edhe më shumë situatën në Gjykatën Kushtetuese.
“KP pretendon se në lidhje me figurën, fakti që ka qenë i përfshirë me persona që kanë disponuar armë zjarri, dhe blerjen e apartamentit, favoret për pagesën e tij, dhe deklarimet e pavërteta të Muçit, dhe për këtë duhet shkarkuar. Sipas trupit gjykues, subjekti ka prishur besimin e publikut. Këto mjaftojnë të konsiderohet se Muçi nuk mund të gëzoj besimin e Muçit për të qëndruar në detyrë”, tha KPA në vendimin e dhënë për Muçin.
Nuk dihet tashmë se cili do të jetë interpretimi ligjor për Muçin, dhe nëse ai do të vijojë të qendrojë si gjyqtar i Kushtetueses, pavarësisht se u shkarkua si prokuror, që detyrimisht e përjashton për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
(E.K/Faxweb.al)