22:38 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zëri i Amerikës: Kushtetuesja, Meta sulmon ambasadën e SHBA-ve, dhe Cutillon e Italisë

13:05 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta kallëzon penalisht Ardian Dvoranin, çfarë shkruhet në dosjen prej 39 faqesh (E PLOTË)

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta ju rikthye sot sulmeve ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me Reformën në Drejtësi dhe kryesisht për komentet e tyre mbi përplasjen rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shkak për këtë duket se u bë një deklaratë e shpërndarë më herët nga ambasada amerikane lidhur me ringritjen e Gjykatës kushtetuese e cila konsiderohet “një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi”.

Duke ju referuar situatë së krijuar, ambasada vëren më tej se “ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi. Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara – thekson deklarata – mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit”.

Menjëherë më pas, zëdhënësi i presidentit Meta reagoi me të njejtën gjuhë të ashpër, të përdorur nga Kreu i Shtetit ditët e fundit, duke mos kursyer as përfaqësuesit ndërkombëtarë, të etiketuar “garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit”, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.

Presidenti Meta sulmoi në mënyrë të drejtëprdrejtë ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pari që hodhi publikisht idenë e përfshirjes së Komisionit të Venecias për zgjidhjen e përplasjes mbi emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ide e cila u mbështet dhe nga Brukseli.

Por për Kreun e Shtetit shqiptar “tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”.

Reagimi i zëdhënësit të Presidentit, vijon me një referencë të qartë ndaj ambasadës amerikane kur shprehet se “Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë”, lokalitet ku disa vite më parë u zbulua një laborator kokaine. “Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik”, vijon reagimi.

Zëdhënësi i zotit Meta konfirmoi më pas zhvillimin e një bisede që presidenti shqiptar ka patur mbrëmë me zëvendës ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Mattheë Palmer, “me kërkesë të këtij të fundit. Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese”, shpegoi zëdhënësi Tedi Blushi duke shtuar se nëse ambasada amerikane do të ishte dakort presidenca do të ishte gati “ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar. Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!”, mbyllet reagimi.

Burimi: Zeri i Amerikes

Etiketa: meta. meta komisioni i venecias
Pas

‘ALOO… Më kanë paguar 500 euro për të të kapur ty’, telefonatat kërcënuese më të çuditshme në Shqipëri

Para

Lajm i fundit/ Pas shkarkimit të Besnik Muçit, mazhoranca ndërmerr hapin e radhës për bllokimin e Metës

Para
“Kush don le ta mbajë fjalën”, Taulant Balla: Komisionin e Venecias duhet ta dëgjojmë të gjithë

Lajm i fundit/ Pas shkarkimit të Besnik Muçit, mazhoranca ndërmerr hapin e radhës për bllokimin e Metës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.