02:56 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Duhen marrë masa për portalet”, zv.ministrja e Drejtësisë injoron AMA-n: Draftin e kemi përmirësuar

10:28 | 22/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Duhen marrë masa për portalet”, zv.ministrja e Drejtësisë injoron AMA-n: Draftin e kemi përmirësuar

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve është diskutuar lidhur me projektligjin e ndryshuar për mediat audiovizive, ku është thërritur për të raportuar zëvendësministrja e drejtësisë Fjoralba Caka.

Përballë deputetëve, Caka ngriti shqetësimet mbi portalet që sipas saj nuk i kanë të regjistruar punonjësit.

Po ashtu sipas zv.ministres duhet të bëhet transparenca e pronësisë së mediave, ndërsa shton se ka një përmirësim të draftit pas konsultimeve me përfaqësues të BE-së dhe OSBE-së.

Nga ana tjetër kujtojmë se AMA e rrëzoi këtë draft me shumicë votash, por ky vendim i tyre duket se nuk do të merret parasysh nga ana e qeverisë, dhe projektligji do të kalojë për votim në Kuvend.

“Portalet mediatike nuk i kanë të regjistruar të punesuarit, është e nevojshme që gazetarët të kenë një kontratë të rregullt pune. Duhet të bëhet transparencë mbi pronësinë e mediave, pasi mosregjistrimi i portaleve mund të ndikojë te opinion publik.

Përmes regjishtrimit të portaleve, u japim mundësine qytetarëve që për lajmet e rremë të padisin portalin. Jemi keshilluar me osbe dhe Be, ka pasur përmirësime nga drafti i parë”, tha Caka në Komision.

Sipas 3 anëtarëve të AMA-s, propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë dhe zhvillimin e medias informative online.

“Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar atë të vetrregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët ti japin përparësi këtij parimi.

Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave”, thuhet në reagimin e 3 anëtarëve të Bordit të AMA.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: amaligji per mediat audiovizive
Pas

“Jam familjar dhe jo i qejfit” KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit në Vlorë

Para

FOTO/ Deputeti i PS-së shkel ligjin, filmohet duke pirë cigare brenda ambienteve të Kuvendit

Para
Rregullorja e Kuvendit ‘rrupsup’ ligjvënësve, Fino: Deputetët të mos flasin për çështje…

FOTO/ Deputeti i PS-së shkel ligjin, filmohet duke pirë cigare brenda ambienteve të Kuvendit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.