14:21 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nxjerr foton me përshëndetjen ushtarake, Meta: Sot është dita për Referendumin e ri!

11:19 | 22/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nxjerr foton me përshëndetjen ushtarake, Meta: Sot është dita për Referendumin e ri!

Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, këmbëngul se vendi ka nevojë për një Referendum të ri.

Duke nxjerrë një foto të Kushtetutës, dhe të tijën, duke përshëndetur një prej gardistëve që ndodhen në presidencë, Meta shprehet se sot ka ardhur koha për një referendum të ri.

“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”

Burime nga presidenca bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, do të jetë vetë Meta që do të bëjë publik dhe temën e Referendumit, për të cilën pritet që të nisë dhe mbledhjen e firmave të qytetarëve.

Por si mund të shkohet drejt një referendumi dhe çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë?

E drejta për të shkuar në Referendum është e sanksionuar në nenin 150 të Kushtetutës së Shqipërisë, ku të drejtën për ta kërkuar e kanë  50,000 qytetarë me të drejtë vote dhe/ose 1 të pestat e anëtarëve të Kuvendit.

Duke parë se për momentin presidenti Meta nuk mund të marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit, mesiguri ai do të zgjedhë që t’iu drejtohet qytetarëve, për të marrë 50 mijë firmat e tyre, në mënyrë që të iniciojë një referendum, ku fokus kryesor sipas tij do të jetë mbrojtja e Kushtetutës së vendit.

Ndërkohë rëndësinë e demokracisë direkte përmes referendumit e ka parashikuar dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila ka rekomanduar përdorimin e referendumit, si një mjet për të përforcuar legjitimitetin demokratik të vendimeve politike si dhe për të rritur përgjegjshmërinë e institucioneve përfaqësuese. Gjithashtu Komisioni i Venecias e ka cilësuar referendumin si balanca kundër partitokracisë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: metameta kushtetutameta referendummeta referendum i ri
Pas

VIDEO/Hyn në zyrën e tij në Gjykatën Kushtetuese, Besnik Muçi flet për Fax News: Ky është shansi i fundit

Para

A ka bërë Manjola Nallbani ndërhyrje estetike? Këngëtarja jep përgjigjen epike: Mbaj mirë ato që…

Para
Nuk poston foto me bashkëshkortin, Manjola Nallbani tregon arsyen

A ka bërë Manjola Nallbani ndërhyrje estetike? Këngëtarja jep përgjigjen epike: Mbaj mirë ato që...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin/ Arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj, i dënuar me 22 vite burg

Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 69-vjeçarja amerikane, detajet e para

Operacioni i Policisë në Vlorë: Arrestime, procedime penale dhe shpallje në kërkim për vepra të ndryshme

Aksidentohen dy turist në rrugën e Arbrit, transportohen drejt spitalit të Traumës

Itali/ Banda ishte bërë tmerr në Torino, kishin kryer 68 vjedhje. Arrestohen 8 “skiftera” shqiptarë

Berisha: Tani është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë

Berisha: Farsa elektorale e Edi Ramës, Altin Troplinit, Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit, Suel Çelës dhe vrasësve të tjerë, nuk do pranohet kurrë

Farsa elektorale/ Berisha liston të gjitha arsyet: Ja pse vota e shqiptarëve vdiq pa rënë në kuti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.