Manjola Nallbani është padyshim një nga këngëtaret më të njohura shqiptare.
Ajo është prej vitesh pjesë e skenës shqiptare, por edhe e Universitetit të Arteve.
E cilësuar si një prej femrave më të bukura shqiptare, Nallbani komplimentohet në mënyrë të vazhdueshme nga fansat e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi këngëtarja ishte e thirrur në programin ‘Këndo këngën time’ në Vizion Plus ku në një rrëfim ekskluziv ka treguar me shumë rreth karrierës së saj dhe jo vetëm.
E pyetur nga moderatori Ardit Roshi në lidhje më imazhin e saj Manjola ktheu një përgjigje epike.
“Unë jam nga ato qenie që edhe mos të kisha këtë profesion do kisha shumë të rëndësishëm imazhin, është brenda shpirtit tim. Unë e dua të bukurën, jo thjeshtë ta ndërtoj në veten time por edhe kur e shikoj te të tjerët më ushqen shpirtin.
As nuk ka prishur ndërtesa pa leje dhe as kam ndërtuar gjëra nga fillimi. Përpiqem të mbaj mirë atë që më ka dhënë perëndia, dmth nuk kam transformuar asgjë në fytyrën time”, është shprehur Nallbani.