22:36 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Elvis Naçi bëhet pronar i spitalit privat, blen 350 mijë euro ‘Continentalin’. Lëvrohen miliona nga fondacioni bamirës, zero transparencë për publikun

10:13 | 23/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Elvis Naçi bëhet pronar i spitalit privat, blen 350 mijë euro ‘Continentalin’. Lëvrohen miliona nga fondacioni bamirës, zero transparencë për publikun

Imami i xhamisë së Tabakëve dhe themeluesi i fondacionit jofitimiprurës “FIRDEUS”, Elvis Naçi, i njohur masivisht për shqiptarët për veprat e tij të bamirësisë, së fundmi është bërë edhe pronar i spitalit privat “Continental”.

Faxweb.al ka siguruar një pjesë të marrëveshjes së shitblerjes mes tre ortakëve të spitalit privat “Continental” dhe kryebamirësit Elvis Naçit, i cili ka paguar plot 350 mijë euro për të blerë spitalin privat.

Siç shihet në ekstraktin e QKB-së, imami Elvis Naçi është tashmë zyrtarisht pronar i spitalit “Continental”, ku trualli i përket Kryegjyshatës së Bektashinjve, ndërsa godina është e Imamit Elvis Naçi.

“Ortakët kanë rënë dakrod që të shesin 1 kuotë që përfaqëson 100%  të kapitalit të zotëruar në shoqërinë Spitali Continental shpk…, një blerësi i propozuar nga Fondacioni FIRDEUS, me themelues dhe kryetar bordi Elvis Naçin… me çmimin 350 mijë euro.”- thuhet në ekstraktin zyrtar të QKB-së.

Megjithatë i paqartë mbetet fakti se me çfarë parash e ka blerë Naçi këtë biznes me një vlerë të konsiderueshme, duke qenë se fondacioni “FIRDEUS” është joftimprurës, ku paratë e grumbulluar nga ky fondacion burojnë nga donacionet e ndryshme nga shqiptarët për bamirësi tek shqiptarët.

Imami, në të njëjtën kohë dhe pronar i një spitali modern duhet t’ju shpjegojë së paku, shqiptarëve të cilët kanë bërë dhurime të ndryshme në fondacionin e tij se si e siguroi ai një shumë kaq ‘stratosferike’. A përdori paratë e tyre si burim investimi dhe nëse po a do të funksionojë më paskëtaj ‘Continental’ si spital privat?!

(M.Q/Faxweb.al)

 

Etiketa: Elvis Naçispitali continental
Pas

SKANDAL në Orikum/ Komunistët prishin orët e mësimit, tregojnë bëmat e tyre, klasifikojnë ”tradhëtarë” fëmijët e familjeve të djathta

Para

“Gjaku nuk bëhet ujë”, Meta dekoron Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

Para
Zëri i Amerikës: Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

"Gjaku nuk bëhet ujë", Meta dekoron Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.