Një femër në Deçan paraditen e djeshme e ka therë me vëllain e saj me një mjet të mprehtë.
Mësohet se djali është dërguar mënjeherë në spital, ku po mbahet nën mbikëqyrje nga mjekët.
Siç njofton Policia, e dyshuara kishte probleme mendore dhe për këtë shkak prokurori ka marrë vendim që ajo të dërgohet për shërim në repartin e psikiatrisë.
“Deçan 23.11.2019 – 11:40. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta me një mjetë të mprehtë ka therur vëllain e saj viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pasi që e dyshuara kishte probleme mendore, me vendim të prokurorit është dërguar për shërim në repartin e psikiatrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.