11:29 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Merr fund pritja, sot ngrihet SPAK, kush janë 8 prokurorët që do miratohen (Emrat)

09:34 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Merr fund pritja, sot ngrihet SPAK, kush janë 8 prokurorët që do miratohen (Emrat)

Pas shumë muajve pritje, dhe kërcënimesh me palëve në emër të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ngrejë sot në detyrë 8 prokurorë të posaçëm, duke ngritur kështu Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e njohur gjerësisht si SPAK.

Me emërimin e prokurorëve, KLP bëri të ditur se do të hapë edhe garën për drejtues të kësaj Prokurorie, që pritet të zgjidhet në radhën e 8 kandidatëve të propozuar.

“Do bëhet miratimi i projektakteve për emërimin e 8 (tetë) prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Shpallja e garës për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Miratimin e metodologjisë për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, njoftoi KLP-ja. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë struktura të specializuara për hetimin e korrupsionit dhe ligji parashikon se BKH-ja do të jetë në varësi të SPAK-ut, por gjithashtu edhe një njësi që kryen hetime të pavarura, shkruan Panorama.

LISTA E ANETAREVE TE SPAK

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: mbledhja e klpmerr fund pritjangrihet spak
Pas

Kapet nëndetësja me 3 mijë kg kokainë në Spanjë, dyshohet se vinte nga…

Para

Djegia e dy makinave në Shkodrës, policia jep detajet e ngjarjes

Para
Djegia e makinës së gjyqtarit, pamjet e kamerave të sigurisë nxjerrin zbuluar dy persona. I vënë flakën dhe …

Djegia e dy makinave në Shkodrës, policia jep detajet e ngjarjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë

‘Jemi pranë agimit 2030’, Toni Gogu: Punë titanike për integrimin në BE

Ryshfet dhe korrupsion! 13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit, Qafë Bota u bllokua për disa orë

Më shumë se 900 tërmete në dy javë! Japonia goditet nga lëkundja të reja sizmike, sa ishin magnitudat

Detyrat “stok”, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “Audi Q8”, i shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit

Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar

Durrës/Arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë për grabitje me armë zjarri

Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.